Albanian: Komentimi i Kur’anit me Kur’an – 2 (Tafsīr al-Qur'ān bi al-Qur'ān - 2) - IIIT
Donate

Albanian: Komentimi i Kur’anit me Kur’an – 2 (Tafsīr al-Qur’ān bi al-Qur’ān – 2)

Author: Taha Jabir Al-Alwani

Hardback: 978-608-276-090-2

eBook: 979-8-89193-336-1

Available on:

Albanian: Komentimi i Kur’anit me Kur’an – 2 (Tafsīr al-Qur'ān bi al-Qur'ān - 2) Ky libër është vepra e fundit e të ndjerit dr. Taha Xhabir El-Alvani dhe zbulon dukshëm kapacitetet njohëse dhe intelektuale të këtij dijetari. Ky libër na tregon metodën e dr. El-Alvanit në trajtimin e Kur'anit famëlartë sipas një vështrimi të mprehtë dhe të thellë, që konfirmon se Kur'ani famëlartë është një libër pjesët e të cilit interpretojnë njëra-tjetrën në një formë konstruktive koherente kompakte dhe se teksti i tij është një tekst themelues dhe dominues, i cili vëzhgon dhe konfirmon shpalljet e mëparshme dhe që i garanton njeriut musliman identitetin e tij të pastër, kurse njerëzimit sekretin e lumturisë së tij. Fjala "metodë” zë një vend qendror në vizionin e El-Alvanit. Nëpërmjet saj sqarohen proceset dhe praktikat logjike dhe zbulohen aftësitë e këtij studiuesi për të treguar në mënyrë “shkencore" marrëdhëniet shkakësore midis gjërave. Ky interpretim i tij është një metodë brenda metodës dhe përbën një zbërthim të vetëdijshëm të elementeve ndërtuese të strukturës kur'anore, me qëllim që të zbulohen karakteristikat e perceptimit kur'anor të ekzistencës, dhe të ringjallet vizioni pejgamberik i trajtimit të Kur'anit të lavdishëm, vizion i përshkruar si një shpjegim i tekstit themelues. "Komentimi i Kur'anit me Kur'an" është një përmbledhje e përvojës së dr.El-Alvanit në kohë dhe hapësirë. Në të zbulohet vizioni i tij për një mori çështjesh - shkencore, intelektuale, kulturore dhe fetare të cilat i ka shpërndarë në librat, veprat dhe takimet e tij të ndryshme. This book is the last work of the late dr. Taha Jabir Alalvani and clearly reveals the cognitive and intellectual capacities of this scholar. This book shows us the method of dr. Alalwani in treating the Noble Qur'an according to a sharp and profound view, which confirms that the Noble Qur'an is a book whose parts interpret each other in a coherent compact constructive form and that its text is a founding and dominant text, which observes and confirms the previous revelations and which guarantees to the Muslim man his pure identity, and to mankind the secret of his happiness. The word "method" occupies a central place in Alalwani's vision. Through it, logical processes and practices are clarified and this researcher's abilities to "scientifically" show causal relationships between things are revealed. This interpretation of his is a method within a method and constitutes a conscious decomposition of the building elements of the Qur'anic structure, in order to reveal the characteristics of the Qur'anic perception of existence, and to revive the prophetic vision of the Qur'an's treatment of glorious, vision described as an explanation of the founding text. "Commentary of the Qur'an with the Qur'an" is a summary of Dr. Alalwani's experience in time and space. It reveals his vision for a multitude of issues - scientific, intellectual, cultural and religious which he has shared in his various books, works and meetings. Dr. Taha Xhabir El-Alvani ka lindur në Irak, në vitin 1935. Doktoroi në fushën e bazave të fikhut, në Universitetin e El-Ez'herit, në vitin 1973. Ish- profesor në Universitetin Islam "I. Muhammed Ibn Saud", në Riad. Mori pjesë në themelimin e Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islam në vitin 1981. Ishte anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut në Xhide dhe President i Këshillit të Fikhut i Amerikës së Veriut. Veprat e tij të botuara pas vitit 2000 kanë arritur në njëzet e tre libra. Shumë nga punimet e tij janë përkthyer në gjuhën angleze, franceze, turke, urde, malajziane dhe shqipe. Ndërroi jetë më 2016. Dr. Taha Jabir Alalwani was born in Iraq, in 1935. He received his doctorate in the field of the basics of fiqh, at the University of Al-Azhar in 1973. Former professor at the Islamic University "I. Muhammed Ibn Saud" in Riyadh. He participated in the founding of the International Institute of Islamic Thought in 1981. He was a member of the International Academy of Fiqh in Jeddah and President of the North American Fiqh Council. His works published after 2000 have reached twenty-three books. Many of his works have been translated into English, French, Turkish, Urdu, Malay and Albanian. He passed away in 2016.

Hardback: 978-608-276-090-2 eBook: 979-8-89193-336-1 / Open Access Size: 6x9 inches Pages: 1242 Year of Publication: 2024

April 10, 2024
in